Durkheim, Emile: Tipat E Solidaritetit Shoqëror Dhe Ndarja E Punës

2478 Words Mar 6th, 2011 10 Pages
Durkheim, Emile: Tipat e solidaritetit shoqëror dhe ndarja e punës

Në tezën e tij të doktoraturës De la division du travail social (1893; Ndarja e punës në shoqëri), Durkheim shkruan se çështja kryesore e veprës është pikërisht raporti i individit ndaj shoqërisë. Këtë ai e bën të dijshme edhe në tezën tjetër Le Suicide (1897; Vetëvrasja) ku argumenton se individi është ngushtë i integruar në kulturën e tij; aty na del se, vendimi i dukshëm individual që të hiqet dorë nga jeta mund të shpjegohet nëpërmjet forcave shoqërore.

Interesimi për konceptin e integrimit, përfshirjen e individëve në rregullin shoqëror, e përcolli Durkheim-in gjatë tërë jetës së tij. Integrimi (apo solidariteti shoqëror) është i rëndësishëm për ruajtjen e
…show more content…
Solidariteti mekanik

Solidariteti mekanik është solidaritet i ngjashmërisë; individët kanë të njejtat vlera, të njejtat gjëra i konsiderojnë të shenjta. E tërë ekzistenca e tyre sundohet nga norma dhe kërkesa shoqërore të përbashkëta. Individi shkrihet në kolektiv.

Vetëdija kolektive

Në shoqërinë e cila ekziston në bazë të solidaritetit mekanik vetëdija kolektive ekziston jashtë dhe ‘mbi’ apo pavarësisht nga individët dhe rrënjoset/ngulitet tek ata. Me vetëdije kolektive nënkuptohen vlerat e përbashkëta apo ajo që sociologët bashkëkohorë i quajnë norma të shoqërisë: vlerat dhe normat më të rëndësishme të shumicës së njerëzve dhe të cilat mbrohen me ligjin represiv.
Në këtë shoqëri të tillë ndarja e punës është në një nivel shumë bazik, si duket jo më shumë se sa ndarja e punës në bazë të dallimeve gjinore. Solidaritetit mekanik nënkupton ngjashmërinë e individëve. Të gjithë kanë besime themelore të ngjashme për botën dhe jetën dhe kryesisht këto besime mbështeten te feja dhe të gjithë merren me veprimtari të njejta.

Ligji represiv

Solidariteti mekanik shquhet me ligjin represiv (shtypës) i cili ndëshkon keqbërësit të cilët bëjnë vepra që ofendojnë ndjenjat morale që mbrohen nga shoqëria apo nga anëtarët mesatar të saj (vetëdijen kolektive të

More about Durkheim, Emile: Tipat E Solidaritetit Shoqëror Dhe Ndarja E Punës

Open Document