Manuali

7320 WordsFeb 7, 201130 Pages
Manuali i Shërbimit Psikologjik Shkollor Hyrje Manuali i Shërbimit Psikologjik Shkollor (SHPSH) , është një dokument zyrtar që orienton organizimin dhe realizimin e një SHPSH cilësor, për sistemin e arsimit parauniversitar, nga kopshti në klasën e XII. Në manual jepen drejtimet kryesore të punës së psikologut të shkollës (PSH) duke i lënë hapësirat e nevojshme për të programuar punën në bazë të nevojave specifike të shkollës dhe nxënësve. Gjithashtu në të përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e personelit tjetër të shkollës (drejtues, mësues, etj) që së bashku sigurojnë funksionimin e një shërbimi cilësor. Konsolidimi i SHPSH që bëhet në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (2007 – 2013), është një shërbim…show more content…
PSH në bashkëpunim me stafin e shkollës, mësues e drejtues, planifikon dhe realizon shërbime që mundësojnë zhvillimin akademik, profesional, social dhe personal të nxënësve. Shërbimet tashme të njohura të psikologjisë shkollore përfshijnë veprimtari bazë që në themel kanë standarde të këshillimit. Këto veprimtari (shërbime bazë) plotësojnë njëra-tjetrën dhe prandaj shihen si të integruara dhe të koordinuara mire, si pjesë e një të tëre, më shumë se sa si shërbime të ndara. Gjithsesi, këto shërbime bazë, për qëllime përshkruese, më poshtë, janë listuar dhe përshkruar të ndara. Konsultimi. Konsultimi është një takim me anëtarët e interesuar të stafit dhe/ose prindër, për të diskutuar rreth ndërhyrjes direkt, për të dalluar shkaqet dhe faktorët që kanë sjellë problemin, si dhe për të përgatitur ndërhyrjet. Konsultimi është shpesh pjesë përbërëse e veprimeve që paraprijnë referimin dhe ndodh që çon në shërim të suksesshëm, pa qenë nevoja e vlerësimeve të mëtejshme. Kur merret me konsultim psikologu shkollor: ofron konsultim për stafin, lidhur me nevojat e nxënësit ndihmon stafin në përpilimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve ndihmon prindërit të kuptojnë nevojat e fëmijëve të tyre ose të zhvillojnë ndërhyrje. ndihmon stafin dhe prindërit të hartojnë plane të koordinuara të ndërhyrjes shtëpishkollë 2 ndihmon për një kalim të butë të

More about Manuali

Open Document